MPJ Turke: Anija në Libi ndaloi për probleme teknike

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nga afër ndjek zhvillimet rreth anijes që ka ndaluar në Libi, në të cilin ndodhen tre shtetas turq, e cila ka ndaluar për shkak të problemeve teknike dhe nuk bëhet fjalë për ndalimin e shtetasve turq, siç raportojnë disa media, thanë burimet diplomatike/

Sipas informacioneve nga burimet, MPJ e Turqisë është në kontakt me ambasadorin e Turqisë në Tripoli dhe kosullatën në Misrata, ndërkohë që bëhet fjalë për një anije që ka ndaluar në brigje për shkak të problemeve teknike.

U konfirmua se anija, e cila ka ankoruar në port, ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se mohohen pretendimet në media për ndalimin e shtetasve turq.

Forcat e gjeneralit Khalifa Haftar njoftuan më herët se një anije me flamurin e Greandës është tërhequr në portin Ras al Hilal për kontrollin e mallrave dhe kontrolle të tjera të nevojshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi