MPJ e Katarit: Kriza e Gjirit, një humbje për të gjithë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit, Lolwah Rashid Al-Khater, theksoi se kriza e Gjirit që vazhdoi prej rreth 3.5 vitesh është një humbje për të gjithë vendet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për faqen e internetit Midan të rrjetit të lajmeve Al Jazeera me qendër në Katar, Al-Khater vlerësoi zgjidhjen e arritur pas krizës së Gjirit.

Duke përmendur ndikimin e krizës së Gjirit në politikën e jashtme të Katarit, Al-Khater lidhur me mbështetjen e Turqisë dhe Iranit tha se “Ne u jemi mirënjohës atyre që na kanë mbështetur gjatë bllokadës së zbatuar ndaj Katarit”.

“Marrëdhëniet tona me Turqinë dhe Iranin janë goxha të mira dhe jemi të kënaqur që në rajon mbizotëron stabiliteti”, tha Al-Khater.

Pasi bëri të ditur se zgjidhja në krizën e Gjirit “është e rëndësishme nga pikëpamja strategjike” zëdhënësja Al-Khater bëri vlerësimin se “Kriza e Gjirit është humbje për të gjithë, nuk i shërben askujt”.

Kriza u zhvillua jashtë preferencave të Katarit, nënvizoi Al-Khater, e cila shtoi se “Vendimi ynë strategjik është të mos dëmtojmë këtë proces”.

Zgjidhja në krizën e Gjirit

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor të vitit 2017, me akuzat se po “mbështet grupet terroriste” dhe filluan të vendosnin një bllokadë ekonomike ndaj këtij vendi.

Teksa Katari refuzoi të gjitha akuzat e vendeve në fjalë, kjo situatë shkaktoi krizë në rajonin e Gjirit.

Si rezultat i përpjekjeve të kryera prej një kohe të gjatë për zgjidhjen e krizës, me 5 janar në Samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që u mbajt për herë të 41-të në Arabinë Saudite u vendos heqja e embargos kundrejt Katarit dhe rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi