MPB furnizohet me certifikata për regjistrimin e automjeteve, kaq i kushton tenderi!

Në dhjetor të vitit të kaluara Ministria e Punëve të Brendshme e cila udhëhiqet nga Ekrem Mustafa është furnizuar me certifikata për regjistrimin e automjeteve.

E ndërkohë që furnizimi në fjalë nuk është se i ka kushtuar edhe pak këtij institucioni.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 102.000,00 euro, shkruan Indeksonline, derisa bëhet e ditur se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 108.324,000 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit nga Sllovenia “Cetis d.d”.

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, nuk është se janë dhënë shumë detaje rreth këtij furnizimi për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi