Mozambikut i nevojiten 2.9 miliardë euro për rimëkëmbje nga ciklonet

Mozambikut i nevojiten 2.9 miliardë euro për t’u rimëkëmbur nga ciklonet tropikale që goditën sivjet këtë vend të Afrikës Jugore duke marrë jetën e së paku 600 personave.

Bëhet fjalë për vlerësim të Qeverisë së Mozambikut në prag të konferencës me donatorët e cila fillon të premten.

Ciklonet Idai dhe Kenneth kanë shkatërruar thuajse të gjitha të korrat, ndërsa qindra mijëra persona ndoshta do të varen nga ndihma në ushqim gjatë vitit të ardhshëm

Për herë të parë në histori ndodh që dy ciklonë të godasin Mozambikun në një sezon, gjë që kyçi alarmin lidhur me ndryshimet klimatike në këtë vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi