Motori përplaset me trafikndarësen, plagoset drejtuesi

 

 

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të së hënës, në Unazën e madhe, pranë Kopshtit Botanik, në kryeqytet.

 Mësohet se një motoçikletë është përplasur me trafikndarësen në Unazën e madhe, te Kopshti Botanik, ndërsa drejtuesi ka mbetur i plagosur nga ky aksident.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, por edhe autoambulanca, ndërsa njoftohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi