Moti i keq në vend, dëmtohet pjesërisht shkolla në Selenicë

Moti i keq në vend ka bërë që të ketë dëme në rrugë në shtëpi e në shkolla.

Era e fortë në Kolonjë ka bërë që në shkollën e fshatit Selenicë të bien tjegullat e çatisë së saj.

Burimet bëjnë me dijet se këto dëmtime janë të lehta dhe jo problematike.

Njoftim:
Gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet te ulët dhe mesatar, ndërsa në lartësitë mbi 1200 m ka patur reshje debore, me trashësi 5-15 cm, kryesisht në segmentin e Dardhës.

Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qënë të hapura dhe pa probleme, është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.

Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erera te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm.

Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, dhe po punohet për riparimin e tyre.

Në bashkinë Korçë do të vazhdojë heqja e pjesës tjetër të çatisë në ndërtesën tek pazari.
Bashkite e tjera nuk raportojne problematika.

Ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike, sot ka defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, të Njësisë Administrative Vithkuq.

Grupet e punës janë në teren dhe po vazhdojnë nga riparimet e defekteve.
Rreshjet aktualisht kanë pushuar.

[9:00 am, 20/01/2023] +355 69 941 0709: Sic dhe raportohet, ne Bashkine Kolonje ka pasur demtime te pjeseshme ne dy shkolla fillore Shkolla.e Selenice ne Kolonje. Kane rreshkitur tjegullat e kulmit te catise.Deme te lehta, nga era kane rene tjegullat e kulmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi