Moti i keq, anulohet lundrimi i trageteve të linjës Sarandë-Korfuz

Më datë:

Kapiteneria e Portit Sarandë ka ndaluar sot dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese, për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj konfirmoi për ATSH-në se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, që arrijnë deri në 6 të shkallës Beaufort (shpejtësia e erës mbi 40 km/orë), ditën e sotme është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese.

Këtu përfshihen edhe mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Po ashtu është pezulluar edhe lëvizja e tragetit të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas, deri në një njoftim të dytë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mali i Krujës shpëton nga flakët, zjarri vihet nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...