‘Mos të presim për lejet e ndërtimit’, Arbër Hajdari: Kemi mbledhur 2 mln $, s’do presim gjatë qeverinë për të ndërtuar banesat

Shqipëria përjetoi këto ditë momente tmerri dhe paniku pasi një tërmet i fuqishëm e gjunjëzoi, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerëve iu shkatërruan banesat. Ndonëse këto për shqiptarët ishin ditë të vështira, ata nuk u ndalën, ndërsa mblodhën fuqitë dhe dhimbjen e kthyen në forcë, duke u solidarizuar për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

Mes atyre që u ingranuan për të mbledhur fonde ishte dhe fondacioni ‘Fundjava Ndryshe’, e cila deri më tani ka arritur që të mbledhë 2 milionë dollarë. I ftuar në emisionin “Real Story”, Arbër Hajdari nga ky fondacion tha se ‘Fundjava Ndryshe’ se qindra banorë kanë kërkuar ndihmë, siç ishte rasti i një familje që kishte humbur familjarë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kishte kërkuar para për të mbuluar ceremoninë mortore.

Mes të tjerash Hajdari tha se fondacioni i tij nuk do të pranojë të bashkojë fondin me qeverinë, pasi humbet autonomia e organizatës. Ndër të tjera Arbër Hajdari tha se ‘Fundjava Ndryshe’ nuk do të presë shumë gjatë qeverinë, pasi do të nisë nga puna për ndërtimin e banesave të të prekurve, duke theksuar faktin se në këtë rast ata nuk duhet të kenë nevojë për të marrë leje ndërtimi.

“Janë mbledhur rreth 2 milionë dollarë. Kishte dhe njerëz që shkruanin dhe kërkonin para për mortin. Kemi paguar gjithë drekën dhe mortin për një familje, kafet. Pra të gjitha gjërat që duhen për të përcjellë njerëzit. Unë mendoj se ditën që pati takim pati vetëm një fërkim. Fërkimi ishte kur Rama hodhi idenë e bashkimit të fondeve. Siç e kam theksuar dhe atë ditë, ajo gjë nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës. Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. Kanë qenë një numër i madh njerëzish, ne si lëvizje, kemi dëshirë që deri në fund këtë proces ta kemi transparent. S’me intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi. Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë. Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre.”, tha Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi