“Mos më caj tr**in”, drejtori i kompanisë që nxjerr naftë në Fier humb toruan e sulmon gazetarët

Një incident ka ndodhur sot në Fier teksa gazetarët kishin marrë në intervistë drejtorin e kompanisë “Terra Oil”, që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit. Ne nje moment Edmond Bejtaj ka humbur toruan dhe ka sulmuar gazetarët.

Teksa ata po e pyesnin për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtaj e ka humbur toruan duke i ofenduar dhe thënë ‘mos ma çaj trapin’.

Sherri me gazetarët:

Edmond Bejtaj: Tani unë po flas mos ma çaj trapin shumë, lëri të flasin ata.

Gazetarët:  Ti qenke i paedukatë, ça drejtori je?

Edmond Bejtaj: Jam i paedukatë.

Gazetarja: Të ta çajnë trapin banorët apo si?

Edmond Bejtaj: Ti pusho! Ke ardh për të dëgjuar, rri urtë tashi, s’të fola ty. Rrini urtë, herën tjetër jemi takuar bashkë. Lëre tani… lëre…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi