Momenti kur Putini “shtang” gjeneralët e tij: Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit!

Më datë:

Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për të vënë në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor, tronditi edhe gjeneralët e tij besnikë, duke përfshirë edhe vetë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Përkatësisht, kur Putini ia njoftoi vendimin e tij gjeneralit Valery Gerasimov dhe ministrit të mbrojtjes, fytyrat e përfaqësuesve të ushtrisë shfaqën qartë shqetësim.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha mbrëmë se lëvizja e Putinit “potencialisht vë në lojë forca që, nëse vjen deri te vlerësimi i gabuar, mund t’i bëjnë gjërat shumë, shumë më të rrezikshme”, raporton Daily Mail.

Duke qenë se Rusia ka rezerva më të mëdha të armëve bërthamore në botë, ky vendim shqetësoi anëtarët e komunitetit ndërkombëtar.

Në një deklaratë për media, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi lëvizjen e Putinit si edhe një përshkallëzim dhe një hap krejtësisht të panevojshëm.

Nga ana tjetër, Max Bergman, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, e vlerësoi këtë hap si të parashikueshëm, por gjithashtu theksoi se bëhej fjalë për një kërcitje të rrezikshme armësh.

“Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit”, paralajmëroi Bergman.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...