Momenti i së vërtetës, Italia debuton në “Euro2020”, Turqia tremb jo pak

Momenti i së vërtetës vjen më në fund, Italia hap siparin e “Euro2020”, në orën 21:00 në stadiumin “Olimpik” përballë 16 mijë tifozëve i sfidon Turqia.

“Azzurrët” ëndërrojnë për një turne si protagonistë, fundja dhe shifrat ia lejojnë diçka të tillë, me Mancini në stol kanë përshkruar një rrugëtim fantastik ku nuk njohin humbje prej 27 ndeshjeve radhazi.

Me një emër shumë të madhe dhe me shumë histori nga pas, Italia duhet ti tregojë Evropës se është e aftë të përballet me favoritët. N

uk kanë në skuadër lojtarë si Mbappe, Harry Kane, apo Lukaku por kanë një grup cilësorë dhe shumë të bashkuar.

Nuk i largohen ADN së tyre as në këtë evropian, pika e më e forte mbetet mbrojtja, në tetë ndeshjet e fundit Donnarumma nuk ka pësuar asnjë gol.

Mancini

Mancini nuk ka ndërmend të ndryshojë në këtë start, sulmin ia beson sërish Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i përfaqësueses me 13 finalizime në 46 ndeshje.

Në tre vitet e fundit, Mancini ka punuar vetëm për këtë ditë, për këtë evropian, ku dëshiron të shkojë sa më larg të jetë e mundur, pse jo deri në finalen e Wembly.

Në premierën e tyre i sfidon një ekip si Turqia, një kundërshtar aspak komod.

Armata e Senol Gunes vjen në këtë evropian pasi u kualifikua si e dyta në një grup me Francën, madje arriti ti mposht kampionët e botës në një përballje ndërsa në tjetër barazoi.

Turqit nuk dëshirojnë të jenë kalimtar por kërkojnë të përsërisin suksesin e 2002, të tretët në Botëror.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi