Moldavia nderoi kreun lokal të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për shërbimet e saj në vend.
Selda Özdenoglu, koordinatorja e TIKA-s në kryeqytetin Kishinau, u nderua me “urdhrin i nderit për rolin dhe vullnetin e saj të mirë në projektet në rajonin autonom Gagauz dhe Moldavi”, tha presidenti moldav Igor Dodon në ceremoninë e ndarjes së çmimit.
Irina Vlah, guvernatore e rajonit autonom Gagauz, dhe Iulia Sircu, ish-gjyqtare moldave, u shpërblyen gjithashtu me urdhër nderi.
Agjencia shtetërore TIKA ka punuar në Moldavi për të ndihmuar popullatën në fushat e bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, furnizimit me ujë, infrastrukturës dhe administratës.
Gjatë 25 viteve të fundit, ajo ka realizuar mbi 400 projekte dhe aktivitete në Moldavi.