14.5 C
Tirana

Mohoi manipulimin e votave, Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë për Sigurinë e zgjedhjeve, Christopher Krebs

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump, jo vetëm që refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit, por ka filluar të shkarkojë të gjithë personat të cilët e kundërshtojnë atë.

Trump shkarkoi të Martën Christofer Krebs, drejtorin e agjencisë federale të Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, që garantoi sigurinë e zgjedhjeve,  duke thënë se deklarata e tij e fundit në mbrojtje të sigurisë së zgjedhje ishte e pasaktë.

Para Krebs, Vetëm disa ditë më parë, republikani pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes MarkEsper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më të gjera që vendosën besnikët e zotit Trump në pozicione të larta të Pentagonit.

Krebs ka drejtuar agjencinë e njohur CISA, që pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Megjithatë prej kohësh mes tij dhe presidentit Trump ka pasur kundërshti të shumta.

CISA lëshoi deklarata ku hidhte poshtë pretendimet se një numër i madh të vdekurish rezultonin si votues ose që dikush mund të hidhte vota të falsifikuara dhe deklarata e tij së bashku me një grup zyrtarësh federalë të cilët theksuan se  nuk kishte prova për kompromentimin e zgjedhjeve duket se ishte shënja e duhur për presidentin për ta shkakrkuar atë.

CISA punon me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë që menaxhojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe me kompani private që sigurojnë pajisjet e votimit për të garantuar sigurinë kibernetike dhe rreziqe të tjera gjatë monitorimit të votimit dhe numërimit të votave nga një dhomë kontrolli në selinë e saj pranë Uashingtonit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...