Mitsotakis flet për kufijtë detarë: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet, më pas shkojmë në Hagë me Shqipërinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë.

Ai ka sqaruar se fillimisht Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e saj, dhe as nuk diskutohet dhe as nuk kushtëzohet.

Sipas tij pasi të bëhet ky veprim atëhere çështja do të referohet në Hagë me Shqipërinë.

“E drejta për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e ND ishte e para që e ushtroi atë duke filluar nga Jon

Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.’’- tha Mitsotakis.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Dorëheqja e Kotzias, Bushati: Ka pak gëzime në këtë profesion

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së homologut të tij grek ditën e sotme, Nikos Kotzias me anë të një postimi...

Luksemburgu tërheq ambasadorin nga Rusia

    Autoritetet e Luksemburgut tërhoqën ambasadorin e tyre në Moskë në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe, e cila e ngarkon Moskën zyrtare për helmimin...

Zjarret masivë të verës, zjarrfikësit mbjellin 117 rrënjë ullinj

    Tetë muaj më parë, si pasojë e zjarreve që prekën vendin gjatë stinës së verës, në Krrabë u dogjën një sasi pemësh, të cilat...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...