31.5 C
Tirana

Mit apo e vërtetë: A mjafton një mollë në ditë për shëndet më të mirë?

Më datë:

Çdo vit, prodhohen pothuajse 100 milionë ton mollë në mbarë botën. Fruti me ngjyra e shije të ndryshme ka nxitur edhe lindjen e frazës së famshme “një mollë në ditë e mban doktorin larg”.

Por a ka ndonjë të vërtetë në thelb të kësaj thënieje të vjetër? Dhe, a janë mollët më të shëndetshme   krahasuar me frutat e tjera?

Së pari, mollët janë një burim i lartë i fitokimikateve si flavanolet. Këto të fundit sjellin shumë përfitime për shëndetin si ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Mollët përmbajnë gjithashtu polifenole të ndryshme, përfshirë antocianinat, të cilat i japin ngjyrën e kuqe cipës së tyre dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Një tjetër polifenol që gjendet në mollë është floridzina që ndihmon në kontrollin e glukozës në gjak.

Fibra si pektina reduktojnë sasin e lipoproteinave të pangopura që është kolesteroli i dëmshëm. Pektina gjithashtu ul sasinë e sheqerit dhe yndyrnave që ne thithim nga ushqimi, duke ndihmuar në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Sipas një përmbledhjeje nga pesë studime, konsumimi i mollëve lidhet me një ulje prej 18% të rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një tjetër përmbledhje e 18 studimeve, rezultoi se konsumimi i mollëve apo lëngut të saj mund të ulë kolesterolin nëse mund të konsumohet për më gjatë se një javë.

Të ushqyerit shëndetshëm në përgjithësi mund të ulë deri në 40% rrezikun e kancerit deri falë përbërësve bioaktivë, fitokimikateve, që janë të pranishme te molla. Disa studime kanë lidhur konsumimin e mollës me një rrezik më të ulët për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Mollët nuk kanë shumë vitaminë C, hekur apo kalcium, por është e qartë se mund të përmirësojnë shëndetin. Megjithatë, a mjafton një në ditë që të na shpëtojë nga mjeku?

Një studim i vitit 2015 iu përgjigj pikërisht kësaj pyetjeje. Kërkuesit realizuan një anketë me pothuajse 9,000 persona që raportuan se çfarë hanin gjatë 24-orëve duke pasqyruar dietën ditore.

Sipas anketës, njerëzit që hanin mollë përveçse kishin shëndet më të mirë, rezultonin më të arsimuar dhe më pak të prirur për të konsumuar duhan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare...

55 vjeçe në ‘top formë’! Sekretet e vogla të Melania Trump

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me...

Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në...

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike dhe…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën...