“Misioni vazhdon”, LSI feston 17-vjetorin e themelimit, Kryemadhi uron mbështetësit: Gëzuar të gjithëve ju që luftoni për çfarë përfaqësojmë

Lëvizja Socialiste për Integrim festoon sot 17-vjetorin e themelimit si një parti politike në Shqipëri.

Monika Kryemadhi e cila ka qenë pjesë e LSI që në ditën e parë të themelimit dhe sot është kryetare ka vendosur të urojë gjithë anëtarët e mbështetësit e partisë.

Urimi i saj shkon kundrejt atyre që kanë luftuar dhe vijojnë të luftojnë për çfarë përfaqëson LSI, teksa paralajmëron se misioni i vazhdon.

Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua më 6 shtator të 2004 si një fragment politikanësh të shkëputur nga PS, me në krye Ilir Metën. Në zgjedhjet e para që garoi LSI në 2005 fitoi 3 mandate, në 2009 LSI mori 4 mandate dhe u bë për herë të parë pjesë e qevrisë falë koalicionit me PD.

Në 2013 LSI mori 16 mandate dhe formoi qeverinë me PS ndërsa në 2017 arriti kulmin me 19 mandate të fituara, por kaloi në opozitë. Kryetari i LSI, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe në ato zgjedhje LSI garoi me kryetar Petrit Vasilin, ndërsa më pas drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi e cila vijon ta ketë edhe sot.

Edhe sot LSI vijon të jetë në opozitë pasi në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mori 4 mandate.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Gëzuar ditën e LSI🌹. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.
Misioni vazhdon ❤️🇦🇱

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi