13.5 C
Tirana

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar

Më datë:

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar, ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale, ka thënë komandanti i përgjithshëm i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjenerali, Michele Risi.

“Besoj fuqishëm se situata stabile nga perspektiva e sigurisë është kusht i domosdoshëm për dialog dhe për bashkëpunim. KFOR-i do të vazhdojë ta japë kontributin e tij për ta kapërcyer situatën drejt një të ardhmeje më të ndritshme për gjeneratat më të reja të Kosovës”, deklaroi gjenerali Risi me rastin 21-vjetorit të hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

Përmirësimi i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it, nga 55,000 trupa sa ishin në vitin 1999 në rreth 3,500 trupa tani.

Të premten Kosova është duke shënuar 21-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s me aktivitete të ndryshme.

Kjo ditë njihet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...