Mishi i butë si pambuk dhe salca e shijshme e plot aromë që do të provoni, do ta bëjë këtë recetë të papërsëritshme. Një pjatë fantastike, e cila mund të shërbehet më së miri për çdo rast.
Kjo recetë shoqërohet në mënyrë fantastike me një shumëllojshmëri gatimesh si pilafi, pureja e patateve, sallatat dhe perimet e freskëta të çdo stine apo edhe me bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë. Ndiqni më poshtë recetën e përgatitur nga AgroWeb.org
Përbërësit
- 1 kg mish qengji (përzgjidhni kofshët)
- lëkura e grirë e 1 portokalli
- 2 thelpinj hudhër
- 3 degëza të mëdha rozmarine të freskët
- 1 lgj vaj ulliri
- 3 lugë marmelatë portokalli
- 1 lgj miell
- 150 ml ujë
- 1 portokall i shtrydhur
Përgatitja
Ngrohni fillimisht furrën në 180-190°C.
Vendosni mishin në një dërrasë prerëse dhe bëni në të disa të çara.
Përzieni së bashku lëkurën e portokallit, hudhrën, gjethet e degëve të rozmarinës (të hequra nga kërcelli) dhe vajin.
Mbushni të çarat në mish me këtë përzierje.
Vendoseni mishin në një tavë pjekjeje dhe futeni në furrë.
Herë pas here gjatë pjekjes spërkateni mishin me lëngjet e krijuara në tavë.
10-15 minuta para përfundimit të kohës së gatimit lyejeni mishin me marmelatën e portokallit.
Hiqeni nga furra, mbështilleni lirshëm me fletë alumini dhe lëreni të pushojë për 10-15 minuta.
Më pas nga tava merrni të gjithë lëngun dhe përziejeni me miell.
Vendoseni këtë masë në zjarr dhe përziejeni vazhdimisht.
Shtoni ujin e lëngun e portokallit, dhe lëreni të vlojë në nxhetësi të mesatare, duke e përzier herë pas here derisa masa të mpikset.
Shërbejeni mishin e qengjit të spërkatur me këtë salcë dhe patate ose perime të stinës.