13.5 C
Tirana

Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, Koçiu: Shtohen 50 medikamente të reja

Më datë:

Këshilli  Ministrave miratoi sot vendimin për miratimin e listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor për të gjithë pacientët që vuajë nga patologji të ndryshme.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Albana Koçiu tha se “është një vendim i rëndësishëm për të gjithë ata pacientë të cilët trajtohen me barna dhe medikamente nga mjekët e familjes sa i përket diagnozave të tyre”.

“Në listën aktuale të barnave të rimbursueshme kemi 1191 medikamente, ndërsa me vendimin e sotëm kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formë doza të reja”, theksoi Koçiu.

Koçiu bëri të ditur se “të gjitha këto barna atë reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e çojnë këtë listë në rreth 1345 medikamente që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Janë barna që mbështesin akoma më shumë të gjithë diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga ky vendim i fundit i qeverisë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...