Miqësorja me Suedinë, FSHF nxjerr në shitje biletat

1500 tifozë shqiptarë do të kenë mundësi për të mbështetur kombëtaren kuqezi në miqësoren e 25 marsit ndaj Suedisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar detaje nga ky test përgatitor për skuadrën e Sylvinhos, teksa kanë dalë në shitje edhe biletat. Sipas asaj që raportohet në njoftimin e FSHF, thuhet se tifozët shqiptarë do të pozicionohen në sektorët 118 dhe 119 të stadiumit “Friends Arena” të Stokholmit.

Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze, ose e thënë ndryshe rreth 900 lekë.

Blerja e saj do të bëhet online në faqen e FSHF, ku do zgjidhet edhe vendi në sektorët e rezervuar për tifozët kuqezi. Edhe mënyra e pagesës do të bëhet online, teksa në njoftimin e FSHF thuhet se pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshëm printimi i saj, pasi ajo është elektronike.

Miqësorja ndaj Suedisë do të jetë e dyta për kombëtaren shqiptare gjatë muajit mars.

Kuqezinjtë kanë programuar edhe miqësoren me Lihtenshtejn në muajin qershor, teksa pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet edhe një tjetër kundërshtarë përpara debutimit në kampionatin Europian të Gjermanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi