Ministrta Krifca –Ozdemir: Gjermania shpreh angazhim për të mbështetur bujqësinë shqiptare

Program i përbashkët me Gjermaninë për bujqësinë! Krifca: Nis në janar, ndihmë për fermerëtPotrebbe essere un'immagine raffigurante 6 persone e persone in piedi

Ministrta Krifca –Ozdemir: Gjermania shpreh angazhim për të mbështetur bujqësinë shqiptare

Me ftesë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi në vendin tone për një vizitë zyrtare  ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit Cem Özdemir.

Të deklaratën për shtyp, të dy ministrant ndanë  lajmin se, nga janari në vendin tonë nis programi i përbashkët me Gjermaninë për zhvillimin e zonave rurale. Projekti gjerman, i mbështetur nga GIZ synon mbështetjen e fermerëve dhe agropërpunuesve.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e persone in piedi

“Jemi këtu për të çuar përpara një histori të shkëlqyer bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone e persone in piedi Ai tashmë ka provuar që është një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Özdemir.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone, persone in piedi, vestito elegante e spazio al chiuso

Ministrja Krifca vuri në dukje se Gjermania është një partner kryesor për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 9 persone e persone in piedi

“Vizita e Ministrit Özdemir, vjen pas konferencës së Procesit të Berlinit ndërmjet Bashkimit Europian dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u ritheksua edhe një herë nga Kancelari Olaf Scholz se pa Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian nuk është i plotë.
Gjermania është një partner kryesor për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme, produktive, me standarde të larta të cilësisë, mbrojtjes së ambientit dhe garantimit të sigurisë ushqimore”, tha ministrja.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e spazio al chiuso

Më tej ministrja, tha se pjesë e diskutimit ishte dhe zhvillimi i strategjisë kombëtare 7-vjeçare të bujqësisë.

“Diskutuam gjerësisht mbi të gjithë gamën e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë nga zhvillimi i strategjisë kombëtare 7-vjeçare të bujqësisë, deri tek zhvillimi i një programi të ri ndihme për zhvillimin bujqësor dhe zonave rurale e ndikim të drejtpërdrejtë tek fermerët, blegtorët dhe agropërpunuesit në vend, të cilin do të fillojmë ta zbatojmë prej muajit janar”, u shpreh Krifca.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, persone in piedi e il seguente testo "SHOIPERISE BUJO IMIT"

Ministrja i shprehu mirënjohjen homologut gjerman për vëmendjen e veçantë të qeverisë së tij, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj rajonit, ku Gjermania, theksoi ministrja, mbështet fuqishëm grupin e përbashkët të punës për zhvillimin e zonave rurale në Evropën Juglindore, presidencën e të cilës këtë vit e ka mbajtur Shqipëria.

Ministri Cem Özdemir gjatë konferencës u shpreh se, “ky është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Më lejoni t’ju them në emër të Gjermanisë se Shqipërinë duam ta kemi anëtare me të drejta të plota të BE-së. Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e in piediVlerësojmë çka keni arritur në mandatin e Këshillit të Sigurimit. Ju jemi mirënjohës në pozicionin që ju mbani në dënimin e agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo është me shumë rëndësi, për shkak se vendi juaj, BE dhe Gjermania, janë 100% dhe ndajnë të njëjtin qëndrim në politikën e jashtme dhe e bëjnë bashkëpunimin tonë në fushën e bujqësisë më të mirë”.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 7 persone, persone in piedi, vestito elegante e attività all'aperto

Ai theksoi se, “pjesë e bashkëpunimit tonë është që ne duhet të ndihmojmë fermerët tanë të përditësohen në këto kohë sfidash. Vendet tona ndajnë të njëjtat sfida, patëm pandeminë, aktualisht kemi krizën e klimës, etj., dhe të gjitha këto mund të trajtohen nëse bashkëpunojmë”.

Ai ndër të tjera vlerësoi edhe punën e zhvilluar nga Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. “Ka qenë një ambasadoreshë për bujqësinë dhe interesat e fermerëve shqiptarë në Gjermani dhe Bashkimin Europianë. I lumtur të bashkëpunoj”,theksoi Özdemir.

Temë e diskutimeve mes dy ministrave ishte edhe rritja e shkëmbimit tregtar dhe investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë. Vizita e Özdemir në Tiranë, vjen pas takimeve të mbajtura më parë në Gjermani, në kuadër të procesit të Berlinit.

Gjatë kësaj vizite ministri dhe ekipi i tij do të kenë një axhendë të ngjeshur në terren me fermerë, agropërpunues, shefa kuzhine dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi