Ministria e Brendshme merr masa për koronavirusin/ Pezullohen aplikimet për dokumente biometrike

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Ministria e Brendshme ka marrë disa masa.

Kështu lajmërohet që:

1. Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779

2. Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!

3. Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.

4. Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Delegacioni nga Iowa vazhdon vizitën në Kosovë

Një delegacion i lartë nga nga Iowa, SHBA, i përbërë nga 50 anëtarë dhe i kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve...

Mbyllet xhamia Al-Aksa për shkak të koronavirusit

Për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), është mbyllur kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar. Drejtori i kompleksit të xhamisë...

Përplasja në Levan, policia vë në pranga pesë persona në Fier, ja autori që qëlloi në spital

Pas sherrit të mbrëmshëm në Fier mes dy familjeve, ku mbetën pesë persona të plagosur, policia ka arrestuar sot pesë persona, të cilët kanë...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...