Ministria e Arsimit ia financoi një vizitë studimore në Zvicër deputetes së Nismës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ia ka financuar një vizitë studimore në Zvicër, deputetes së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.

Sipas vendimit që e posedon gazeta, vizita është realizuar muaj më parë dhe ka zgjatur shtatë ditë. Vendimin për financimin e shpenzimeve të saj e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Ekrem Kastrati.

Ministria e Arsimit udhëhiqet nga Shyqiri Bytyqi i partisë Nisma, derisa edhe vetë sekretari i Ministrisë është pjesë e kësaj partie. Deputetja Balaj-Halimaj së cilës i janë mbuluar shpenzimet për këtë vizitë është kushërirë e gruas së liderit të Nismës, Fatmir Limaj , shkruan Koha Ditore. Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se në vizitë deputetja shkoi si përfaqësuese e Komisionit parlamentar për arsim. Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, sipas të cilit komisioni nuk ka qenë fare i njoftuar për vizitën…/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi