Ministria dhe Gjyqësori “mashtrojnë” grevistët

Sindikata e Judikaturës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kanë mbajtur takim për të arritur një marrëveshje për kërkesat e administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë të cilët janë në greve që nga data 4 Korrik me kërkesë kryesore siç është rritja e pagave, dhe krijimi i një statuti te veçante për punëtoret.

Pas një takimi të gjatë Sindikata dhe Këshilli si dhe Ministria e Drejtësisë kanë arritur të marrin vendim për pezullimin e grevës së filluar me 4 Korrik, me premtimin se kërkesat e grevistëve do të fillojnë së zbatuari në faza brenda dy javësh.

Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se në takimin e sotëm është arritur marrëveshja për pezullimin e grevave të punëtorëve të administratës me qëllim që në si Këshill gjyqësor dhe ekzkutivi të angazhohemi për kushte më të mira për punëtoret e administratës”, ato çka janë të mundshme dhe të arritshme do të realizohen, pagat do të rriten, por jo ashtu siç kanë kërkuar ata.

“Brenda dy jave do të filloj realizimi i kërkesave të tyre e cila do të realizohet në faza”, tha Idrizi.

Kurse Asllan Rusinovci kryetar i Sindikatës bëri të ditur se që nga mëngjesi jemi në takime për të gjetur zgjidhje të mirë për të gjitha palët, ku edhe u arrit marrëveshje për pezullimin e grevës.

“Kemi arrit marrëveshje që grevën e nisur me 4 korrik ta pezullojmë pasi që kemi marrë premtim se kërkesat tona do të realizohen, kështu që e shpallim të përfunduar grevën. Nuk jemi tërheqja nga kërkesa jonë për rritje pagash”, tha Rusinovci.

Ndryshe, sindikalistët thanë se nëse brenda dy javësh nuk fillon se zbatuari arritja e marrëveshjes atëherë greva e pezulluar do të rikthehet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi