Ministri turk Varank: Koha që Turqia të hedh hapin e madh para

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Turqisë do të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin (R&D) dhe investimet, tha ministri Mustafa Varank.

Turqia do të zbatojë gjithashtu politika për të reduktuar deficitin aktual të vendit, theksoi Varank.

“Është koha që Turqia të hedhë hap të madh para dhe kjo mund të realizohet përmes një ekonomie që prodhon teknologji, e përdor këtë teknologji në industrinë e saj dhe bën transformimin digjital në industri”, tha Varank përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar nga ministria.

Ai shtoi se pasiguria do të zhduket pas zgjedhjeve të 24 qershorit, duke i hapur rrugën investimeve në afat të shkurtër.

“Sistemi presidencial do të mundësojë marrjen e vendimeve të shpejta dhe koordinim efektiv”, deklaroi Varank.

Prodhimi industrial i Turqisë ka vazhduar të rritet për të tejkaluar pritshmëritë në muajin maj, tha ministri.

Instituti Statistikor i Turqisë më herët njoftoi se prodhimi industrial i vendit është rritur për 6,4 për qind në muajin maj në krahasim me një vit më parë.

“Këto shifra treguan se ekonomia e Turqisë është rritur, e kryesuar nga sektori industrial në tremujorin e dytë të vitit”, nënvizoi Varank.

Ai shtoi se 94 për qind e eksporteve të vendit bëjnë pjesë në prodhimin industrial, duke shtuar se rritja e prodhimit industrial gjithashtu mbështet punësimin në Turqi./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi