Ministri Mustafa: Nuk mund të bëjë më shumë për rastin e Drenasit

Ministri i Punëve të Brendshëm, Ekrem Mustafa, është thirrur të raportojë para Komisionit Parlamentar lidhur me rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi, e cila ka rrëfyer se si 16 vjeçare ishte shfrytëzuar seksualisht fillimisht nga një mësues, e më pas nga polici të cilit i ka kërkuar ndihmë në stacionin policor.

Mustafa aty ka thënë se ka kërkuar që të hetohet edhe procedura hetimore paraprake ndaj profesorit që dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht 16 vjeçaren.

“Unë kam kërkuar menjëherë takim pas përhapjes së lajmit dhe kam kërkuar që të hetohet procedura e hetimeve se si ka rrjedhur menjëherë pas raportimit të rastit. Unë nuk mund të bëjë më shumë, pasi nuk dua që të ndërhyjë në hetime”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se ka kërkuar që të merren masa ndaj abuzuesve urgjentisht si dhe kërkoi që ky rast të mos e zbeh besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, deputeti i Nismës, Milaim Zeka tha se shkaku i këtij rasti ndjehet i turpëruar që është deputet i Kuvendit të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi