Ministri Matoshi merr çmim ndërkombëtar

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka marrë një letër nga Fondacioni Let`s Do It World me seli në Tallinn të Estonisë si anëtar i  akredituar në Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Ky fondacion, si organizator i fushatës së pastrimit të tokës në 158 shtete me  mbi 17 milion pjesëmarrës ka ftuar Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fatmir Matosh, për të marrë pjesë si fitues i çmimit  në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për këtë fushatë të pastrimit të  tokës, ceremoni kjo që  do të mbahet në Estoni nga data 24 deri më 27 janar 2019.

Në letrën dërguar ministrit, ky fondacion e  vlerëson Ministrin Matoshi si person që ka udhëhequr, organizuar dhe mbështetur aktivitetet e fushatës së pastrimit të Kosovës të datës 15 Shtator 2018 ku pjesëmarrës ishin mbi 195.000 Kosovarë, me çka Kosova është një ndër  shtetet më aktive në këtë fushatë botërore.

Këtë shpërblim Ministri Matoshi do ta pranoj zyrtarisht në konferencën e organizuar nga Let’s Do It World, në të cilën do të marrin pjesë shumë  shkencëtarë, ekspertë dhe përfaqësues të ndryshëm nga e mbarë bota, e  të cilët janë duke punuar për një botë pa mbeturina ( Zero Waste).

Matoshi pas pranimit të kësaj shkrese duke falënderuar fondacionin për vlerësimin, këtë çmim ia ka atribuuar gjithë qytetarëve, shoqërisë civile dhe vizionit të shtetit tonë për një mjedis të pastër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi