Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu realizon takime dypalëshe në Romë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Romë u takua me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes së Libanit, Zeina Akar, ministren e Jashtme holandeze Sigrid Kaag dhe ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu, i cili gjendet në kryeqytetin e Italisë për të marrë pjesë në takimet ministrore të Koalicionit Ndërkombëtar Kundër DEASH-it, të organizuar nga Italia në Qendrën e Panairit të Romës, gjithashtu realizoi takime dypalëshe në kuadër të kësaj ngjarjeje.

Çavuşoğlu shkroi në llogarinë e tij në Twitter se është takuar me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes së Libanit, Zeina Akar, ministren e Jashtme holandeze Sigrid Kaag dhe ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg

Sipas burimeve diplomatike, kontaktet dypalëshe të ministrit Çavuşoğlu në kuadër të këtyre takimeve do të vazhdojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi