Ministri i Haradinajt shpenzon 30 mijë euro për qiranë e xhipit

Ministria e Infrastrukturës i ka ndarë 30 mijë euro për t’i shpenzuar për qiranë e një xhipi që do të shfrytëzohet nga ministri Pal Lekaj. Marrja me qira e një xhipi për ministrin pritet t’i kushtojë ministrisë sa vlera e xhipit të blerë për kryeshefin e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi” dhe vetura luksoze të komunës së Kllokotit.

Xhipi duhet të jetë 4×4, ndërsa nuk mund të jetë i prodhuar para vitit 2011. Vetura duhet të jetë me motor dizel, më vëllim të 3.0, ndërsa fuqia e motorit duhet të jetë 180/245PS.

Javën e kaluar, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar thirrjen për kontratë përmes së cilës i njofton kompanitë për ofertim.

Sipas njoftimit, ministria ka parashikuar kontratë në vlerë deri 30 mijë euro që një xhip 4×4 të jetë në shërbim të ministrit.

Për këtë tender përdoret procedurë e hapur e tenderimi me kriter çmimin më të ulët.

Mbeten edhe rreth 2 javë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e ofertave të operatorëve ekonomikë për këtë aktivitetet të prokurimit.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit të kësaj ministrie, rezulton se MI do të shpenzojë këtë shumë të parave për qira e cila është me lartë se xhipi i blerë për kompaninë “Radoniqi” dhe veturën luksoze të Komunës së Kllokotit.

Përderisa qiraja e një vetura pritet t’i kushtojë deri në 30 mijë euro ministrisë, në anën tjetër komuna e Kllokotit kishte blerë një veturë luksi në vlerë prej 28 mijë euro, e cila do t’i shërbente jo vetëm kreut të saj por edhe punëtorëve të administratës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi