Ministri Bytyqi merr një vendim të rëndësishëm për nxënësit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ministrit Bytyqi

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi