Ministri Berset: “Kriza me koronavirusin, nuk mbaron para mesit të majit”

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset pret që kriza me koronavirusin në Zvicër nuk mund të përfundojë para mesit të muajit maj.

“Është gabim të mendohet që vala e epidemisë ta prekë Zvicrën dhe pastaj ta anashkalojë dhe të zhduket”, ka thënë Berset në një intervistë për gazetën “La Liberte”

“Specialistët thonë se koronavirusi do të qëndrojë këtu. Prandaj ne duhet t`i dëgjojmë dhe t`u besojmë atyre. Është e domosdoshme të gjendet një vaksinë kundër sëmundjes, por për këtë nevojitet kohë”.

Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë kemi dijeni se si t`i qasemi virusit.

Ministri i shëndetësisë me këtë rast ka rikujtuar masat higjienike të rekomanduara nga Qeveria Federale: Larje e rregullt e djuarve dhe mbajtje e distancës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi