Minatorët si binden Bahtirit dhe as Llukës për ndërprejën e grevës

Një takim i zhvilluar sot në mes Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Këshillit grevist të Minatorëve dhe kryetarit të Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, ka rezultuar pa marrëveshje.

Pas më shumë se dy orësh takim, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për minatorët grevistë, një gjë e tillë nuk është arritur.

Minatorët nga ana e tyre kanë reduktuar kërkesat në dy sosh: Rritjen e pagave për 20 përqind si dhe shkarkimin e Bordit dhe Menaxhmentit të Trepçës.

Ata janë shprehur të vendosur se pa realizimin e këtyre kërkesave nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje, duke paralajmëruar kështu edhe eskalim.

Kujtojmë se Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë që nga 3 janari i këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi