Minatorët e Stantërgut nuk heqin dorë nga greva pa plotësim të kërkesave

Punëtorët e minierës së Stantërgut të kombinatit “Trepça” kanë hyrë në ditën e dytë të grevës.

Tashmë është formuar Këshilli Grevist të cilët kanë vendosur që greva të vazhdojë pasi janë të pakënaqur me qasjen që ka pasur një ditë më parë ushtruesi i detyrës së drejtorit të bordit, Xhevdet Tahiri.

Ata thonë se derisa nuk realizohen kërkesat e tyre që janë rritja e pagës 20 për qind, mospranimi i punëtorëve pa konkurse e sigurimi shëndetësor, do të vazhdojnë me grevën.

Nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, atëherë ata paralajmërojnë se masat sindikale do të jenë ndryshe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi