14.5 C
Tirana

Milorad Dodik nuk zbaton vendimin e gjykatës që i heq mandatin presidencial

Më datë:

Milorad Dodik, të cilit iu hoq mandati si president i Republikës Srpska, ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin dhe do të mbetet president i atij entiteti të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Unë nuk do ta respektoj atë vendim. Do ta respektoj vullnetin e popullit serb. Ju ishit arrogantë dhe prisnit që unë të jem i nënshtruar. Nuk do të jem. Unë jam president i Republikës Serbe, dhe ju shkruani çfarë të doni. Unë u zgjodha nga populli, nuk do të zëvendësohem nga një qeveri e huaj.”, tha Dodik.

Dodik ka shtuar se ata që morën vendimin “nuk e respektuan Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës dhe të RS-së.”

Vendimi i fundit për heqjen e mandatit presidencial për Dodik erdhi pasi Gjykata e Apelit e Bosnje-Hercegovinës e shpalli atë fajtor për shkelje të ligjit dhe hodhi poshtë ankesën e tij kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...