Millosh Pleskoviç dënohet me 15 vite burg për krime lufte

Më datë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Pleskoviç gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëpunim me një grup serbësh të armatosur, kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Gjykata e dha vendimin sot, më 31 korrik, ku thuhej se ai ka qëlluar me kallashinkov drejt viktimave dhe të plagosurve. Më pas i ka lejuar familjarët e të ndjerëve që të marrin trupat e pajetë një javë nga vrasja.

“Trupat e R., dhe B.D. ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në vendim.

Për këto arsye ai u ngarkua me veprën penale për krime lufte kundër civilëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...