Miliarderi Michael Bloomberg merr vendimin për zgjedhjet presidenciale

Michael Bloomberg, ish Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut për tre mandate nga viti 2002 deri në vitin 2013, ka shuar zërat për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Nëpërmjet një artikulli në “Bloomberg”, median që e ka themeluar vetë, ai shkruan se megjithëse mendon se do ta mundte Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020, problemi qëndron te gara brenda Partisë Demokratike.

“Është e vështirë ta fitosh garën brenda Partisë Demokratike me kaq shumë kandidatë në fushë”, ka shkruar ai. “Ndaj mënyra më e mirë për të ndihmuar vendin që të përvesh mëngët dhe të vazhdoj të punoj”, duke iu referuar aktivitetit të madh filantropik dhe mbi të gjitha luftës ndaj ngrohjes globale dhe armëve të zjarrit.

Michael Bloomberg është personi i tetë më i pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i njëmbëdhjeti në botë, me një pasuri që për vitin 2019 llogaritet rreth 55,5 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi