7.5 C
Tirana

Milan, Tare bind Granit Xhakën

Më datë:

Granit Xhaka u kthye në prioritetin e merkatos së Milanit dhe Igli Tare nuk humbi kohë. Drejtori sportiv e bindi mesfushorin me origjinë shqiptare që t’i bashkohet kuqezinjve.

Lojtari dha miratimin për transferimin në San Siro edhe sepse do të jetë pjesë thelbësore e projektit. Si një lojtar me eksperiencë dhe personalitet, ai do të jetë një prej shtyllave të ekipit të Massimiliano Allegri-t.

Pasi bindi Xhakën, tashmë Igli Tare ka nisur nga puna për të gjetur marrëveshjen me Bayer Leverkusen. Së shpejti do të nisin kontaktet zyrtare ndërmjet dy klubeve.

Përveçse garanton cilësi në mesfushë, 32-vjeçari nuk do të rëndojë as arkat e Milanit. Për shkak të moshës jo të re, Xhaka kushton rreth 12 milionë euro në merkato.

Shifra cilësohet e pranueshme nga Djalli, që gjithsesi shpreson ta ulë edhe më tepër, duke pasur parasysh vullnetin e futbollistit për të provuar eksperiencën në Serie A italiane.

Në lojë do të hyjnë edhe aftësitë e Tares për të negociuar, sepse mesfushori ka kontratë deri në vitin 2028 dhe Leverkusen nuk ka nevojë të shesë të tjerë titullarë, pasi Liverpool do të paguajë 150 milionë euro për Florian Wirtz.

Pas përgjigjes pozitive të Xhakës, orët në vijim shihen si vendimtare për mbylljen e marrëveshjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kundër Ramës: Akuza për puç antikushtetues, dorëheqja e kërkuar

https://www.youtube.com/live/wazRsOWWqPQ?si=cDNvZTEffMCoUsIh&t=934 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes....

Nxori automatikun pas sherrit, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e...

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se...