Mihal Kokëdhima dënohet me një vit burg

Gjykata e Vlorës ka dënuar me një vit burg Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit në Porto Palermo të Himarës, i cili sulmoi turistët spanjollë.

Ai akuzohej për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.

Pas largimit të turistëve nga restoranti Mihal Kokëdhima i është hedhur me trup furgonit ku ishte ai së bashku me familjen e tij dhe teksa automjeti ishte në ecje ai godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi