https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Migrimi e korrupsioni bllokojnë vizat në Këshillin e BE-së - Drita Tv

Migrimi e korrupsioni bllokojnë vizat në Këshillin e BE-së

Parlamenti Europian ka vazhduar mandatin për liberalizmin e vizave për Kosovën, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. 331 eurodeputetë votuan pro liberalizimit, 126 ishin kundër, ndërkaq 12 abstenuan.

Por votimi në Parlament është i pamjaftueshëm, pasi çështja ka ngecur tek Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian. Kjo, për shkak të shqetësimeve që kanë shprehur disa shtete për migrimin ilegal dhe për mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka kritikuar vendimmarrësit e institucioneve të BE-së për mospërmbushjen e asaj që ua kanë premtuar kosovarëve.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, siç njoftoi edhe Komisioni Europian. Por shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë ajo.

Edhe Komisionari për Migrim, Dimitris Avramopoulos, në debatin e zhvilluar një ditë më herët ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin. Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, i ka kualifikuar si politike ngecjet në vendimmarrjen e Këshillit të Bashkimit Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi