“Microsoft” ndal sulmin kibernetik të “hacker”-ave rusë

Tentativat e Rusisë për sulme kibernetike kundër grupeve konservatore amerikane janë zmbrapsur. Kompania “Microsoft” thotë se, “hacker”-a rusë janë përpjekur të vjedhin të dhëna nga organizata politike, përfshirë Institutin ndërkombëtar Republikan dhe atë “Hudson”.

Por, këto tentativa janë zmbrapsur pasi stafi i sigurisë së “Microsoft”-it mori kontrollin e 6 “domain”-eve në rrjet, duke kopjuar faqet e tyre të internetit.

“Microsoft” tha se grupi i “hacker”-ave “Fancy Bear” qëndron pas sulmeve.

“Ne jemi të shqetësuar se kjo, por edhe përpjekje të tjera, përbëjnë kërcënime sigurie ndaj një serie grupesh të lidhura me partitë politike amerikane në prag të zgjedhjeve të vitit 2018”, tha “Microsoft” në një deklaratë.

Sulmi i zmbrapsur, sipas “Microsoft”-it synonte të tërhiqte njerëzit që të vizitonin “domain”-et kopje, gjë që do t’iu mundësonte “hacker”-ave të shikonin dhe vidhnin informacionet e “login”-it të tyre.

Përveç dy instituteve të përmendura më lart, “domain”-et e piratuara ishin të lidhura edhe me disa zyra në Senat dhe zyra shërbimesh.

Sipas “Microsoft”-it, e gjithë kjo pasqyron atë që ndodhi në vitin 2016 në SHBA dhe në zgjedhjet e 2017-s në Francë. Gjithçka ndodh pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan 12 zyrtarë të kundërzbulimit rus se kishin piratuar rrjetet kompjuterike të përdorura nga Hillari Clinton dhe Partia Demokratike.

Rusia ka mohuar në vijimësi përfshirjen në zgjedhje, apo kryerjen e sulmeve kibernetike mbi institucionet amerikane./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Zjarr i fuqishëm në zonën muzeale të qytetit, preket kinemaja dhe një banesë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në orët e fundit në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës,...

Sot sfida kryesore Tirana-Teuta

Luhen sot 3 ndeshje të Javes së 20 të Kategorisë Superiore dhe që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Merkel dhe Macron bisedë telefonike me Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin kanë diskutuar për çështjen...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...