Mete: Politika e rritjes së pagave, kryefjalë e projektbuxhetit 2024

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi se, “politika e rritjes së pagave është kryefjala e projektbuxhetit 2024. Efekti i vitit të ardhshëm, vetëm për gjysmën e vitit, nga 1 korriku 2024, kur do të fillojë rritja e pagave përllogaritet në 11 miliardë lekë, apo më shumë se 100 milionë euro”.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2024 në Komisionin e Ekonomisë, Mete u shpreh se, “rritja e fondit për pagat e marrë në një afat kohor 12-mujor ka një efekt prej 22 miliardë lekë. Nëse shtojmë edhe efektin e rritjes së pagave që u bë gjatë vitit 2023, totali i reformës së pagave në buxhetin e shtetit, i cili është një alokim permanent, shkon në 39 miliardë lekë, ose 400 milionë USD”.

Mete theksoi se rritja e programuar e pagave me këtë ndërhyrje përfundon gjatë gjatë vitit 2024 dhe më herët seç ishte programuar dhe synohet që efekti e një page mesatare rreth 900 euro të arrihet brenda vitit 2024.

Lidhur me pyetjen se, nëse kjo politikë e rritjes së pagave goditet nga politika monetare e BSH-së dhe konkretisht nga rritja e fundit e normës bazë të interesit për lekun, Mete tha se, “politika e BSH-së synon të ulë inflacionin në objektivin e saj 3%, nga momentalisht 4.1% që ishte në shtator brenda vitit 2024 dhe në këtë kuptim, përderisa synohet ulja e inflacionit pra e çmimeve, ne nuk besojmë se e impakton politikën e pagave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi