15.5 C
Tirana

Meta takim lamtumire me ambasadorin e Kuvajtit: Mirënjohje për ndihmën financiare pas tërmetit të 26 nëntorit

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Mes të tjerash, Meta shkruan se e ka përgëzuar ambasadorin për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.

“Prita në një takim të ngrohtë Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.
Shpreha mirënjohje për vëmëndjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar. ”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3514512115261703&show_text=true&width=552&height=623&appId

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...