Meta pret në Presidencë një grup fëmijësh me spektër autizmi: Të mrekullueshëm! Institucionet të garantojnë ndihmë sociale dhe financiare për familjet

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin ka pritur në Presidencë një grup fëmijësh me spektër autizmi.foto galeri

Meta u shpreh se institucionet shtetërore duhet të mbështesin fëmijët me autizëm dhe t’i ofrojnë familjeve të tyre ndihmë e nevojshme sociale, psikologjike dhe financiare.foto galeri

Statusi:

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, një grup fëmijësh të mrekullueshëm me spektër autizmi, sollën në një ditë me shi, diellin dhe ngjyrat në Institucionin e Presidentit, nëpërmjet një ekspozite të veçantë me punime të tyre.foto galeri

Në këtë veprimtari të organizuar në bashkëpunim me “Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të Spektrit Autik dhe Aftësi të Kufizuara” theksova domosdoshmërinë, që institucionet shtetërore të mbështesin fëmijët me autizëm dhe t’ju ofrojnë familjeve të tyre të gjithë ndihmën e nevojshme sociale, psikologjike dhe financiare.foto galeri

Çdo fëmijë është unik për prindërit e tij dhe të gjithë prindërit janë krenarë për fëmijët e tyre. Ndaj duhet të përpiqemi çdo ditë për t’u krijuar të gjitha kushtet fëmijëve me aftësi ndryshe të arrijnë potencialin e tyre të plotë, duke ju garantuar një arsim dhe mirëedukim cilësor, si dhe rritur mirëkuptimin dhe pranimin e tyre në shoqëri.

 

 

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi