-0.5 C
Tirana

Meta përshëndet zgjedhjen e Presidentes së Greqisë: I bindur se marrëdhëniet mes dy vendeve do zhvillohen më tej

Më datë:

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së Greqisë, duke i uruar asaj suksese në detyrën e rëndësishme. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe popujve do zhvillohen edhe më tej.

“Përshëndes zgjedhjen historike të Presidentes së re të Republikës Helenike dhe i uroj asaj shumë suksese në këtë post shumë të rëndësishëm.

Mbetem i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve edhe dy popujve tanë do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, ku kontributi i Presidentes së Zgjedhur të Republikës Helenike, Znj. Katerina Sakellaropoulou, është i një rëndësie të veçantë. ?????”, shkruan Meta.

Meta Fb

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...