Meta në Bjeshkët e Rugovës: Uroj që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave

 

Presidenti Meta vizitoi ditën e sotme Bjeshkët e Rugovës, ndërsa ishte edhe në Pejë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Së bashku me kampionin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, Meta e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë.

Me rastin e kësaj vizite, Bashkësia Territoriale Rugovë dhe Këshilli Organizativ “Rugova 2018” i dha Presidentit të Republikës me anë të kryetarit të saj, zotit Vesel Nikçi, titullin “Mirënjohje” me motivacionin “Për kujdesin dhe angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit Rugovë”.

Presidenti pati edhe një urim: “Uroj që Kosova shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë, të vazhdojë rrugëtimin drejt përparimit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj, në mënyrë të veçantë në interes të të rinjve, të cilët duhet ta shohin të ardhmen e tyre në këto troje, në këto alpe. Sepse ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne!.

Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!”

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Presidenti Erdoğan kërkon mbështetjen e NATO-s në një periudhë kritike

Presidenti i Republikës së Turiqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të NATO-s që të shfaqin aleancën e tyre...

BMW publikon fotot zyrtare të SUV-it iNEXT

Pas debutimit në Los Angeles Motor Show 2018, BMW ka publikuar fotografitë e para të SUV-it iNEXT, gjatë testimeve të dimrit, pavarësisht se modeli...

Trump viziton qytetin e rrënuar nga zjarret në Kaliforni

Donald Trump po e sheh nga afër vazhdën e shkatërrimeve që kanë lënë pas zjarret më të fuqishme në historinë e Kalifornisë. 76 persona...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...