Messi rikthehet me humbje te Argjentina, Lautaro gjen golin ndaj Venezuelës

Lionel Messi u rikthye të luajë me përfaqësuesen e Argjentinës për herë të parë pas Botërorit të Rusisë, por ky rikthim rezultoi një makth për sulmuesin 31-vjeçar.

Skuadra e Argjentinës në fakt humbi miqësoren ndaj Venezuelës me rezultatin 3-1 në sfidën që u zhvillua në “Wanda Metropolitana”, aty ku do të luhet edhe finalja e Ligës së Kampioneve.

Venezuela, që nuk kishte shënuar kurrë 3 gola ndaj Argjentinës, në sfidën e luajtur në Madrid arriti të gjejë golin me Rondon, Murillon dhe Martinez me 11-metërsh. Për Argjentinën, ngushëllimi vjen nga Lautaro Martinez, që shënoi golin me të cilin ngushtoi përkohësisht rezultatin në 2-1.

Por jo vetëm kaq, Messi, ashtu sikurse edhe Gonzalo Martinez, janë detyruar të lënë grumbullimin e kombëtares pasi shfaqën probleme fizike, lajm ky që u konfirmua nga Federata Argjentinase e Futbollit.

Lionel Messi do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit të tij dhe për të vlerësuar nëse ai do të jetë në gjendje që të luajë në derbin mes Barcelonës dhe Espanyolit, të programuar për të shtunën në 30 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi