Messi më i miri në barazim pikësh

Për herë të tretë në karrierë, Lionel Messi u zgjodh nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit. Një trofe individual që konfirmon se pavarësisht moshës dhe kampionatit ku aktivizohet, 36-vjeçari mbetet ende në nivele të larta.

Për shumë tifozë, vlerësimi i Messi ishte një befasi, duke parë edhe konkurencën me emra si Erling Haaland dhe Kilian Mbappe. Madje, sulmuesi norvegjez ishte ai që kërcënoi më shumë, pasi e mbylli garën me pikë të njëjta, 48. Gjithsesi, në këtë pikë favorizohej Messi, pasi sipas rregullores së Çmimit, në rast barazimi, shihej ai që ka marrë më shumë pikët maksimale nga kapitenët.

Në këtë aspekt, argjentinasi ka marrë 13 herë vlerësimin më të lartë nga kapitenët, 11 nga trajnerët, 11 nga gazetarët dhe 13 nga tifozët. Ndërkaq, Haaland fitoi simpatinë e vetëm 11 kapitenëve, duke bërë kështu që të ishte Messi lojtari më i mirë në botë për vitin 2023.

Në mbështetje të kampionit të botës ishin shtatë nga 10 kapitenët e kombëtareve më të mira të botës, përfshirë atë të Anglisë, Belgjikës, Holandës, Italisë dhe Kroacisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi