Mësojeni se çfarë rëndësia ka vakti i mëngjesit!

Për arsye të shumta konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës. Sipas shumë hulumtimeve, jo shumë njerëz i kushtojnë rëndësinë që duhet vaktit prej të cilit varet e gjithë dita juaj.

Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë:

Nga shumë hulumtime tregohet që personat që nuk hanë mëngjes kanë rreth 50% më shumë gjasa për shtim në peshë.

Përmirëson performancën tuaj intelektuale:

Konsumimi i mëngjesit rrit koncentrimin dhe përmirëson kujtesën.

Ngrënia e mëngjesit riaktivizon metabolizmin:

Në mënyrë që sistemi juaj i metabolizmit të funksionojë sa më mirë, patjetër duhet të hani një mëngjes me shumë vitamina.

Redukton ankthin:

Nëse keni ngrënë një mëngjes të mirë, ju nuk do të uriteni shumë dhe kjo do të reduktojë ngrënjen e tepërt në drekë.

Përmirëson performancën tuaj altetike:

Mëngjesi përmban vitamin e nutrient, si rezultat ju keni shumë energji dhe jeni të gatshëm për ushtrime.

Parandalon rrezikun për disa sëmundje:

Konsumimi i rregullt i kësaj shujte ndihmon në parandalimin e diabetit dhe hipertensionit.

Përmirëson disponimin tuaj:

Është fakt, edhe pse mund të tinglloj çuditshëm, konsumimi i rregullt i një mëngjesi me nutrient e              vitamin përmirëson disponimin.

Ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës:

Ngrënja e shëndetshme përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak. e.t./dita

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi