Mesi apo Griezman? E çuditshme, por deçiziv te Barca është portieri

Lionel Messi, Antuan Griezmann apo Luis Suarez? Secili prej tyre duhet të bënte diferencën. Por jo. Lojtari më deçiziv te Barcelona në këtë sezon është Andre Ter-Stegen. Nëse skuadra katalunjase kryeson La Liga dhe është shumë pranë kualfikimit në fazën tjetër të Champions League, merita më e madhe I takon portierit gjerman, vendimtar me pritjet e tij.

061431482 81592468 Fb25 4d9c 9ea5 Aedb10798d18

Një konfirmim për këtë erdhi edhe në sfidën e fundit kundër Slavia Prague, ku kampionët e Spanjës fituan me vështirësi 2-1. Nëse nuk do të ishte Ter-Stegen, ndoshta do të flisnim për një tjetër rezultat. Një detaj I rëndësishëm. Kur portieri është më deçizivi në një skuadër si ajo e Barcelonës, atëherë ka diçka që nuk shkon. Për këtë është e sigurt “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja katalunjase shumë pranë dhe gjithmonë e informuar me atë që ndodh në klubin “blaugrana”.

061431347 685ee1d0 08da 413e B014 973d491d32cf

Sipas gazetës, përtej rezultateve, shkaqet për paraqitjet larg pritshmërive të Barcelonës duhet të gjehen në dhomat e zhveshjes. Duke qëndruar në lajmin e publikuar që në faqen e parë të saj, atmosfera nuk është aspak e qetë, për shkak të debateve të vazhdueshme mes futbollistëve.

Slavia+praha+v+fc+barcelona+group+f+uefa+champions+emarhjipkcbx

Lionel Messi mbi të gjithë nuk e ka fshehur pakënaqësinë për performancën e disa prej loktarëve të afruar së fundmi, që nga ana e tyre nuk i kanë pritur aspak mirë kritikat e kapitenit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi