23.5 C
Tirana

Mes lotësh në homazhe, Xhoana Nano: “E dashurova për shpirtin dhe vizionin e tij për një Shqipëri ndryshe”

Më datë:

Xhoana Nano: Të dashur miq e dashamirës, I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbasjhkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja.

E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë.

Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.

Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. e ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që I njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen.

Sepse Fatosi ishte I vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë.

Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...